Meta-Fleckenstein: Të përfundojë sa më shpejt dekriminalizimi

 

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, z. Knut Fleckenstein, i cili shoqërohej prej Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin. 

Meta shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe në veçanti të Fleckenstein për avancimin e axhendës së reformave kyçe të Shqipërisë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kuadër, ai theksoi se duhet përfunduar sa më shpejt procesi i dekriminalizimit për t’i hapur rrugë fokusimit të plotë në reformën e sistemit të drejtësisë, procesi i cili kërkon gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

"Në të dy proceset, -u shpreh Meta, -ne vlerësojmë kontributin dhe opinionet e Komisionit të Venecias". 

Kurse raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian u shpreh se Parlamenti Evropian e vlerëson progresin e Shqipërisë dhe mbetet në pritje të Progres Raportit të Komisionit Evropian, i cili pritet të ofrojë vlerësime pozitive dhe rekomandime të mëtejshme për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, ku thelbësore do të jetë reforma në drejtësi, pa të cilën nuk mund të ketë progres të vendit. 

Në përfundim, Meta nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Parlamentin Evropian në mbështetje të dialogut konstruktiv politik në vend dhe në nxitje të reformave kyçe që nevojiten për forcimin e shtetit ligjor dhe për mirëqeverisjen ekonomike. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?