FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta flet pa dorashka: Nuk doja të bëhesha President, por të drejtoja LSI-në në fushatë

Presidenti i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka treguar për herë të parë se nuk kishte dëshirë që në këtë moment të zgjidhej në krye të shtetit.

I ftuar në një intervistë në emisionin Opinion, Meta theksoi se do të donte që të drejtonte fushatën elektorale të LSI-së në këto zgjedhje.

“Qëllimi im ka qenë të drejtoja fushatën. Vijmë në një situatë të tillë që opozita vë disa kushte dhe përndryshe thotë unë nuk do të hyj në zgjedhje. Unë s’kisha asnjë dëshirë as në një të ardhme që të zgjidhesha në një Parlament ku nuk është as opozita”, theksoi Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket drejtimit të LSI në mungesë të tij tashmë që është zgjedhur President, Ilir Meta tha: “LSI pa mua do të shpërthejë, në kuptimin e mirë të fjalës. E para LSI ka qenë partia që është ndeshur me garat me të egra të politikës shqiptare dhe ka mbijetuar me sukses. Dhe tjetra, LSI ka një mbështetje nga gjithë të rinjtë e Shqipërisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?