FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta flet për thirrjen e Nishanit: E vlerësoj, duhet bërë gjithçka që opozita të hyjë në zgjedhje

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me thirrjen e Presidentit aktual Bujar Nishanit që palët politike të hyjnë në dialog në shërbim të krizës. Meta tha se e vlerësonte nismën e Nishanit dhe se duhet bërë gjithçka që opozita shqiptare të hyjë në zgjedhje. “Vlerësoj nismën e Nishanit në shërbim të dialogut politik. Duhet bërë gjithçka që opozita të hyjë në zgjedhje”, përfundoi Ilir Meta.

Meta tha se “në respekt të parimit të gjithëpërfshirjes duhet bërë gjithçka për të mundësuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme”.

Deklarata e Kryetarit të Kuvendit, Meta u bënë sot gjatë takimit me Kryetarin e Grupit Parlamentar të SPÖ Austriake Andreas Schieder. SPÖ – mazhoranca aktuale në Parlamentin e Austrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta shprehu mirënjohje për mbështetjen e Austrisë ndaj integrimit evropian të Shqipërisë. Andreas Schieder uron z. Meta për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës. Austria mbështet stabilitetin politik të Shqipërisë dhe progresin e reformave kyçe në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?