FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta foton e parë me gazetarët si President! Mesazhi i këshilltarit të tij

Kreu i Kuvendit Ilir Meta mbajti të parën konferencë për mediat si president i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë.

Komunikimi me gazetarët, ashtu sic është evidentuar shpesh gjatë komunikimeve të tij publike, ishte mjaft i lirshëm saqë në përfundim Meta është larguar nga foltorja me batuta e të qeshura me gazetarët. Këtë konferencë të parë, Meta nuk e ka kaluar pa bërë një foto me gazetarët dhe stafin e tij më të afërt në Kuvendin e Shqipërisë.

“Një burrë shteti është një politikan që e vë veten në shërbim të kombit, ndërsa një politikan është një shtetar që e vë kombin në shërbim të vetes. Faleminderit të gjithë kolegëve dhe kolegë. Do përballojmë me përgjegjësi sfidat që na presin në të ardhmen”, shkruan në rrjetin social Facebook këshiltlari i zotit Meta, Emiljano Aleksi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë më herët, po përmes Facebookut, Aleksi publikoi një foto me kryeparlamentarin Meta duke përcjellë edhe një mesazh: Për gjithë mosmirënjohësit që kanë shkruar fjalën “Fund” .Ne i themi me gjithë forcë që sot kemi shkruar fjalën “Fillim”. Mbi Të Gjitha Shqipëria”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?