Meta: Franca, një vend mik i Shqipërisë edhe një partner shumë i rëndësishëm

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, priti sot një delegacion me anëtarë të Grupit të  Miqësisë Francë-Shqipëri në Senatin Francez përbërë prej Senatores Bariza  Khiari, Zv. Presidente e Senatit dhe Senatorit Bernard Fournier, Anëtar i  Komisionit të Punëve të Jashtme, Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. Të pranishëm në takim ishin edhe znj. Mimoza Hafizi, Kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Francë në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ambasadori i Francës  në Shqipëri z. Bernard Fitoussi.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta i uroi Senatorëve francezë mirëseardhjen në  Shqipëri dhe vlerësoi forcimin e marrëdhënieve dhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare mes Shqipërisë dhe Francës, veçanërisht mes  grupeve reciproke të miqësisë.

Z. Meta theksoi se Franca është jo vetëm një vend mik i Shqipërisë por edhe një  partner shumë i rëndësishëm në kuadër të avancimit të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Në këtë drejtim, u theksua nevoja e intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht të shkëmbimeve tregtare dhe thithjes së investimeve franceze në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Senatorët znj. Khiari dhe z. Fournier rikonfirmuan mbështetjen e pakursyer të  Francës dhe të Senatit të saj për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për progresin social dhe ekonomik të marrëdhënieve tradicionale mes dy  vendeve tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Senatorët francezë vlerësuan gjithashtu zhvillimet pozitive të gjithanshme në  Shqipëri gjatë viteve të fundit si dhe modelin e shkëlqyer të bashkëjetesës fetare që Shqipëria projekton në arenën ndërkombëtare dhe nënvizuan njëkohësisht se Franca e vlerëson maksimalisht kontributin konstruktiv të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në përfundim, duke vënë në dukje lidhjet historike mes dy popujve dhe cilësitë e  Shqipërisë si një vend i Frankofonisë, Kryetari i Kuvendit dhe Senatorët francezë  ndanë bindjen se baza e fortë e lidhjeve mes dy vendeve tona shërben si një  themel solid për rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik mes  Shqipërisë dhe Francës. Ndërkaq, delegacioni parlamentar i Senatit Francez ndoqi edhe punimet e  Parlamentit në seancë plenare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?