Meta i kërkon marrjen e masave për të shpëtuar jetë, Rama e ka mendjen te zgjedhjet: Do ta shihni më 25 prill

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente për pandeminë, me qëllim shmangien e kolapsit në spitale.
Por kreu i qeverisë, Edi Rama në një reagim në Facebook e sheh edhe këtë deklaratë të Presidentit si një qëndrim për çështje politike.
“Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!”,- shkruan Edi Rama në Facebook.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës për mos menaxhimin e pandemisë së koroanavirusit. Kreu i qeverisë thotë se edhe në Itali kanë ndodhur vetëvrasje pacientësh, por sipas tij, atje opozita nuk thotë gjë.

“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi, po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze! Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin, me dhimbje po do kaloni me dimrin!”,- deklaron Edi Rama në një postim në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?