Meta i përgjigjet ftesës së DiCaprios: Deri më 25 prill, nuk lejojmë asnjë vendim arbitrar për ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Vjosa
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së aktorit Leonardo DiCaprio për lumin Vjosa.
Meta falenderon DiCaprion për solidaritetin e treguar për lumin, teksa e garanton se deri më 25 prill nuk do të lejojë asnjë vendim arbitrar për ndërtimin e HEC-eve në Vjosë.
Ai thotë se shqiptarët e duan dhe do ta mbrojnë Vjosën.
“E duam Vjosën dhe përgjithmonë do ta mbrojmë! Falëminderit dhe mirënjohje Leonardo DiCaprio për solidarizimin frymëzues.
Jemi të vendosur, që deri më 25 prill, të mos lejojmë me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa”,- shprehet kreu i shtetit në një mesazhe në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

