Meta inaguron pularinë në Xhafzotaj: Sekreti i dietës sime, e nis ditën me një vezë të zjerë

Kreu i Kuvendit Ilir  Meta, ditën e sotme ka përuruar një pulari në Xhafzotaj ku ka premtuar mbështetje për prodhimet vendase .

Meta theksoi se "shumë shpejt do të bëhet edhe dyfishimi i prodhimit nga 300 milionë kokrra vezë në 600 milionë. Një nga sfidat tona kryesorë është përmbysja e raporteve mes konsumit të brendshëm e midis importit e eksporteve”.

Më tej kreu i Kuvendit u ka treguar gjithë atyre që duan të bien në peshë sekretin e dietës së tij.

“Dua t’u them edhe një nga sekretet e dietës sime. Unë  e filloj mëngjesin me një vezë të zjerë dhe e përfundoj me pak mish pule në darkë të bardhë dhe është një kontribut i rëndësishëm për një dietë të suksesshme, aq më tepër kur janë produkte të sigurta bio, të certifikuara e të gatshme për eksport”- tha ai.

SHKARKO APP