Meta: Ja kur do ta dorëzoj teserën e LSI, do them të ma ruajnë mirë!

Kreu i LSI-së ende në detyrë, Ilir Meta, i cili u shpall një ditë më parë Presidenti i Ri i Republikës së Shqipërisë duket se ka qetësur gjithë mbështetësit e LSI-së, kur tha se do të jetë në krye të kësaj force politike gjatë fushatës zgjedhore të 18 qershorit.

Në një prononcim për mediat, Presidenti i sapozgjedhur deklaroi se teserën e LSI-së do ta dorëzojë në datën 23 korrik, një ditë para se të betohet për marrjen e detyrës së kryetarit të shtetit.
“Do respektoj Kushtetutën e vendit në mënyrë më të denjë. Më 24 korrik do të duhet të bëj betimin. Më 23 korrik do të dorëzoj dokumentin e LSI-së tek sekretari i përgjithshëm i LSI dhe do u them të ma ruajnë mirë atë dokument”, tha ai.

Po dje LSI-ja e drejtuar nga Meta ka mbledhur kryesinë për të përcaktuar listat për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit. Përveç konfirmimit të disa emrave, përfshi këtu ministra e deputetë aktualë të LSI-së, Meta theksoi se në listat e LSI do të futen të gjithë ata që kanë dëshirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?