FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Jemi për koalicion me PS, por…

Kreu i LSI-së, Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për emisionin “Arena”, deklaroi se të gjitha palët duhet të bëjnë lëshime për të arritur një marrëveshje dhe normalitet për vendin.

I pyetur për rolin e LSI si negociatore e mundshme, Meta: Roli im nuk është thjesht mediator, është shprehje e një qëndrimi politik. Nëse dikush do të kërkoj që LSI të luajë këtë rol, në e pranojmë. Përveç se Kryetar Parlamenti unë jam dhe kryetar i një partie. Në bëjmë thirrje që të ketë dialog. Ne e kemi bërë të qartë nevojën për dialog. Vendimi ynë në çdo rast do të jetë i moralshëm

Lidhur me teoritë konspirative për një pakt mes PS dhe PD, Meta tha se “Të jesh në opozitë nuk është tragjedi. LSI ka treguar se ka një shpirt opozitar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i LSI ka komentuar dhe çështjen e koalicionit. Meta u shpreh se LSI është pro vazhdimi të koalicionit dhe se mes të majtës dhe të djathtës zgjedh të majtën. Por nga ana tjetër shtoi se priste nga Kreu i PS-së dhe lidershpi i saj një angazhim më të qartë për çështjen e zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?