Meta: Kërkesa për shtyrjen e afateve, vullnet për të evituar një krizë shumë më të madhe sesa ajo proceduriale
Në replikë ndaj deklaratave te deputetit Ben Blushi kryetari i Kuvendit njehersh dhe kreu i LSI-se, Ilir Meta tha se kërkesa për shtyrjen e afateve të koalicioneve ishte vullnet për të evituar një krizë shumë më të madhe sesa ndoshta ajo proceduriale
Ilir Meta: “Nuk marr përsipër të intepretoj çështjen e procedurave por kam përshtypjen se vullneti ka qenë për të evituar një krizë shumë më të madhe sesa ndoshta ajo proceduriale për ti dhënë mundësi partive dhe koalicioneve të përfshihen për garën e 18 qershorit. Dhe për çështjen e presidentit qëllimi ka qenë jo për të dështuar raundet por mosparaqitja e kandidatëve vjen për të treguar vullnetin për të bashkëpunuar me opozitën. Është në interes të të gjithëve që zgjedhjet të bëhen me opozitën
KOHA JONË SONDAZH

