Meta kërkon lirinë në GJKKO, nesër në gjykatë vendoset

Në gjykatën e posacme këtë të mërkure do të zhvillohet senaca për kërkesën e ish presidentit Ilir Meta i cili prej tetorit mbahet ne burg.

Sipas argumetave të avokatit të tij duke qene se hetimet janë mbyllur nuk ekziston mundësia që Meta të prish punë.

Si masë kufizuese avokati propozoi që Ilir Metës ti bllokohet pasaporta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë të mërkurë Ilir Meta do të dal sërisht nga qelia për të shkuar në gjykatën e posacme pasi togat e zeza do të shqyrtojnë një kërkese të tij për zevendësimin e masës së sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca pritet të fillojë ne orën 10 e ndërsa kësaj radhe në trupë gjykuese do të jëtë gjyqtari Erion Cela i cili me herët ka kaluar dosjën e Metës për gjykim.

Procesi u shty prej javës së shkuar për shkak të mungesës së gjyqtarit, ndërsa avokatët thanë se kërkesën nuk mund ta shqyrtojë një tjetër trupë.

Mbrojtësit shprehen se në momentin që spak ka mbyllur hetimet duke ua komunikuar palëve nuk ka më arsye që Meta të qëndrojë në burg pasi nuk përbën kërcënim për dëshmimtarët por dhe nuk mund të dëmtojë provat.

Sipas avokatit kreut të PL mund ti bllokohet pasaporta për të mos dalë jashtë shtetit dhe procesin në gjykatë ta ndjekë në një masë më të lehtë qoftë dhe në arrest shtëpie.

Pak javë më parë SPAK i njoftoi mbylljen e hetimeve dhe akuzat ish-presidentit Ilir Meta për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Pjese e dosjës është edhe ish bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi me të njejta akuza por me detyrim paraqitje.

SPAK ka konstatuar se ligjin e ka shkeluar edhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?