FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta-Koanders: Kuvendi, vendi i dialogut politik dhe i besimit reciprok me partive

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti Ministrin e Jashtëm të Vendeve të Ulëta, Bert Koenders ku kanë bashkëbiseduar mbi situatën politike dhe zhvillimet në rajon.

Meta u ndal në situatën aktuale politike në Shqipëri ku theksoi se “Kuvendi mbetet vendi i dialogut politik dhe i besimit reciprok me partive”. Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen hollandeze. Integrimi Evropian kërkon zbatim cilësor të reformave. “Reforma në drejtësi mbetet kryefjala e angazhimit tonë politik”, tha ai.

Ndërsa gjatë fjalës së tij Koenders theksoi se “BE inkurajon zbatimin e plotë të reformës në drejtës”. “Dëshirojmë një klimë mirëbesimi dhe kompromisi për organizmin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha ajo. Ndër të tjera, kreu i Kuvendit tha se Holanda përfaqëson një vend domethënës për Shqipërinë brenda BE. “Kuvendi i Shqipërisë mirëpret intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare, bashkëpunimit qeveritar dhe ekonomik mes dy vendeve”, tha ai. Meta – Koenders biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon. “Stabiliteti, konsolidimi demokratik dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit i shërben sigurisë mbarë-evropiane dhe axhendës euro-atlantike të tërë rajonit”, ishte mesazhi kryesor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?