Meta: Koha për të dhënë mesazhe përgjegjshmërie. Kryetar i LSI edhe për fushatë

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta pas zgjedhjes si President ka folu jashtë ambienteve të Kuvendit për gazetarët.

Meta u shpreh se ai do të respektojë Kushtetutën e vendit në mënyrën më strikte dhe të denjë. “Është koha për të dhënë mesazhe përgjegjshmërie. Falenderoj presidentin Nishani për mesazhin  urimit pas votimit, duke treguar qytetarinë e tij, pasi kemi nevojë për forcuar komunikimin,dialogun dhe kemi për detyrë t’i japim qetësinë”,- tha Meta.

Lidhur me drejtimin e LSI-së Meta la të kuptohet se deri sa të bëjë betimin si kryetar shteti, më 24 korrik, do të jetë kryetar i LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se çfarë ndikimi do të ketë te LSI largimi i tij nga drejtimi, Meta tha se kjo forcë politike ka energji dhe njerëz të mjaftueshëm për arritur suksese të mëdha edhe pa atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse LSI do të rrudhej do ta meritonte nëse fuqia e kësaj force politike është e bazuar vetëm tek një person. LSI do të fuqizohet dhe do të rritet, sepse ka mjaft drejtuese dhe drejtuese të aftë dhe të jashtëzakonshme, por edhe të fuqia më të madhe që ka LSI-ja, LRI-së. Nuk ka asnjë arsye për LSI-në që të shqetësohet”,- tha Ilir Meta.

Meta zbuloi edhe bisedat me kreun e qeverisë Edi Rama mbi kandidaturën e tij. Meta tha se prej kohësh Rama e ka shtyrë që të pranonte këtë propozim, por ka qenë disi i “ngushtuar” kjo për shkak të situatës politike në të cilën ndodhet vendi.

Urimi i zotit Rama ishte normal, miqësor, Ai ka qenë promovues i kësaj ideje, i zgjedhjes sime si presidenti i Republikës. Unë kam insistuar që jo për shumë arsye, të mos e zgjidhnim për shkak të situatës politike. Zgjedhja sot ishte pashmangshme jo se nuk i kishim votat, por se ka një afat dhe shkelja krijon probleme ligjore”, tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?