FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta komenton dhënien e dekoratave: Ja akti më i madh që do bëj pas 25 prillit

Presidenti Ilir Meta komentoi në Çim Peka LIVE dhënien e dekoratave, për të cilat është akuzuar nga kryeministri Edi Rama.

“Është detyra e presidentit të nderojë heronjtë. Këta duan të zhbëjnë atdheun,” tha ai, duke theksuar se personazhet e dekoruar, nuk ishin nderuar më parë, duke përmendur Avni Rustemin.

“Kam dekoruar pasi jam konsultuar me historianët dhe personalitet,” tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Impakt elektoral qenkan dekoratat dhe nuk qenkan PPP-të dhe koncesionet prej miliardash?” ironizoi Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ata i shqetëson përpjekja për të investuar të atdhedashuria,” tha Meta.

Ai u shpreh se pasojat për prishjen e 5 qershorit do jenë të paimagjinueshme.

“I kam bërë të gjitha aktet dhe do i bëj të gjitha. Do bëj të gjitha aktet e një presidenti patriot. Akti më i madh që do të bëj është që bashkë me popullin shqiptar do e fusim pas 25 prillit Shqipërinë në epokën e sundimit përmes referendumeve,” tha Meta.

Presidenti tha se do e kthejë Kodin e ri Zgjedhor. I pyetur se çfarë do të bëjë nëse Rama e miraton sërish siç është, ai tha se “vullneti i mbetet popullit shqiptar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?