FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Meta kreu i Shtetit”, Kulla: Na rikthen tek Presidenti i fortë politik

Analisti Ilir Kulla thotë se projekti i Ilir Metës deri më tani ka qenë që të drejtojë Partinë e tij në zgjedhje, ndërsa vjen në postin e Presidentit si një lider i fortë i politikë.

“Meta ka pasur në projekt të udhëhiqte forcën e saj në zgjedhje të kërkojë postin e kryeministrit.

Kur njëra palë tërhiqet, që u tha qartë nga zoti Berisha, atëherë vendi ka nevojë për stabilitetin afatgjatë dhe ekuilibrat. Meta deri më sot i ka kërkuar PD-së të marrë Presidentin, të marrë drejtimin e disa institucioneve, këtë e bëri jo se është i dobët dhe t’i falte pushtet Lulzim Bashës, jo se kishte hallin e partnerit të vet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ç’kuptim ka një qeveri ku të ishte Meta dhe Rama bashkë në një qeveri ku opozita reale e vendit nuk e pranon. Ne rikthemi prapë tek një president i fortë politik që pas zgjedhjes së Sali Berishës president. Në këto momente mund të jetë e vetmja formë që edhe duke pasur komunikim të vazhdueshëm me këtë pjesë të opozitës që do të marrin pjesë në votime. Zgjedhje nuk mund t’i themi”, tha Kulla në Ora News.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?