Meta mbetet në burg: Asnjë çudi nga drejtësia me regji, akuzat formulohen nga tribunat e Rilindjes

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të mbetet në burg. Vendimin nga GJKKO ai e quan drejtësi me regji, ndërsa shkruan se akuzat formulohen nga tribunat e Rilindjes.

”Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e “Rilindjes”. Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik.

Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentet e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live. Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, shkruan Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?