Meta mbledh ministrat e LSI te kryesia e Kuvendit
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka mbledhur në këto momente ministrat që përfaqësojnë forcën e tij politike në qeverinë “Rama”.
Në mbledhje marrin pjesë anëtarët e kabinetit qeveritar Ylli Manjani, Ministër i Drejtësisë, Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Edmond Haxhinasto ministër i Transporteve si dhe Klajda Gjosha Ministre e Integrimit Europian.
Më herët kreu i Kuvendit, Ilir Meta zhivlloi takime me ambasadoren e BE, Romana Vlahutin dhe raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.
Ky takim u zhvillua një ditë pasi Meta kërkoi që ai, Rama, Basha, Lu e Vlahutin të mblidheshin së bashku në parlament për reformën. Palët janë shprehur dakord me propozimin, por nuk ka të dhëna se kur do të zhvillohet ai. Meta u shpreh se nëse reforma nuk miratohet, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme të përgatitura nga një qeveri teknike, një deklaratë kjo që ka trazuar aleatin e tij në qeveri, që sheh t’i rrëshqasë pushteti pa e përfunduar mandatin.
KOHA JONË SONDAZH

