Meta me presidentin malazez: Vëmendje për të drejtat e shqiptarëve
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka nisur sot vizitën zyrtare në Malin e Zi ku është pritur nga presidenti Filip Vujanovic. Vujanovic e falënderoi Metën për ratifikimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Marrëdhëniet tona të shkëlqyera të avancojnë përmes projekteve infrastrukturore dhe ekonomike rajonale. Krenarë që ishim ndër të parët që ratifikuam protokollin e NATOs. Ne gëzohemi me progresin e Malit të Zi. Projektet rajonale TAP dhe Korridori Blu rëndësi strategjike për gjithë rajonin”, ka thënë kreu i Kuvendit.
Ndër të tjera, Meta ka shtuar se vendi ynë vlerëson vëmendjen e Malit të Zi Meta ndaj kërkesave të pakicës kombëtare shqiptare të Malit të Zi.
“Shqiptarët e meritojnë mbështetjen tuaj sepse kane qenë gjithnjë kontributore të proceseve integruese. Zgjidhjet e kërkesave të shqiptarëve ti shërbejë komuniteteve lokale dhe forcimit demokratik të Malit të Zi”, shtoi ai.
Ndërkohë që kreu i shtetit të Malit të Zi vlerësoi marrëdhëniet mes dy parlamenteve.
“Të ruajmë parqet kombëtare si pasuri e përbashkët ndërkufitare. Shqipëria vend mik, së bashku në familjen euroatlantike”, tha Vujanovic.
KOHA JONË SONDAZH

