Meta me shpresë te rinia: 11 maji moment historik

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia e Burgut 313-të në Tiranë për takimin e zhvilluar nga strukturat e partisë me të rinjtë, me Konferencën Rinore, e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim (LRI). Teksa e ka cilësuar edhe si energjia pozitive rininë shqiptare, ai shton se është shpresa për të ardhmen dhe forca e vërtetë e ndryshimit më 11 Maj.

Postimi i plotë

Rinia shqiptare, energjia pozitive, shpresa për të ardhmen dhe forca e vërtetë e Ndryshimit më 11 Maj!

Me programin tonë të shkëlqyer “5 Prioritete për 4 Milion Shqiptarë Plus”, që vendos të rinjtë në qendër, ndalon shpopullimin dhe e kthen Shqipërinë në një fuqi prodhuese dhe eksportuese, ne do ta gjallërojmë dhe ringremë Atdheun tonë!

Të rinj dhe të reja në diasporë, 11 Maji është momenti juaj historik! Regjistrohuni dhe bëhuni pjesë e ndryshimit! Më 11 Maj, Shqipëria ka nevojë për ju për të ndëshkuar atë që ju dëboi nga familjet, që i la prindërit dhe gjyshërit tuaj me pensione mizerabël dhe që çdo ditë zhvlerëson mundin tuaj me politika të padrejta antikombëtare.

Me shpresë dhe besim, rinia do të sjellë fitoren! Shqipëria është e juaja!

SHKARKO APP