Meta-Müller: Shqipëria, partner i rëndësishëm i BB-së

 

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është takuar me zv. Presidentin e Bankës Botërore për Europën Qëndrore dhe Rajonin e Azisë, Cyril Müller. Ata diskutuan mbi ecurinë e projekteve ekzistuese në fusha të ndryshme ekonomike.

Meta vlerësoi bashkëpunimin që ekziston mes Kuvendit dhe Bankës Botërore duke u ndalur veçanërisht tek projektet e BB-së për Parlamentet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pala shqiptare vlerëson rritjen e bashkëpunimit mes stafit të Kuvendit dhe atij të Bankës Botërore sa i përket rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe bashkëpunimit me publikun”, është shprehur Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Kuvendit nënvizoi gjithashtu edhe nevojën për thellimin e reformave në sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë së vendit.

“Shqipëria një partner i rëndësishëm i BB-së. Një partner i cili ka shënuar progres të qenësishëm gjatë viteve të fundit”, është shprehur gjithashtu ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?