Meta: Ndërkohë që Shqipëria tkurret nga shpopullimi, administratat bashkiake janë tejmbushur
Politikë E Hënë, 2 Tetor 2023 21:23

Kryeministri Edi Rama duke folur gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 32 vjetorin e krijimit te PS. Ne kongresin e vitit 1991, partia e vjeter e Punes vendosi riformatimin e saj, duke nderruar emrin ne Partine Socialiste. Gjate ceremonise, Kryeministri Rama dhe pjesemerrasit e tjere folen mbi historine e partise dhe arritjet e fundit dhe suksesin ne zgjedhjet e 14 Majit./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama speaking during a ceremony organized on the occasion of the 32nd anniversary of the creation of th
Nga Ilir Meta-
Ndërkohë që Shqipëria tkurret nga shpopullimi, administratat bashkiake janë tejmbushur nga punësimet elektorale.
Vetëm në 19 Bashki, në prag të zgjedhjeve të 14 Majit u punësuan 1544 punonjës të rinj ose 9% e administratës, duke konfirmuar se fenomeni i punësimit të patronazhistëve dhe individëve në këmbim të votës është vetëm maja e ajsbergut të farsës, deformimit dhe pabarazisë së këtyre zgjedhjeve.
Pasojat e punësimeve elektorale sot bien mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë. Ata po detyrohen të paguajnë më shumë taksa për të mbuluar kostot dhe organikat e tejfryra të administratës bashkiake.
Shqipëria sot ka 61 njësi vendore numri i punonjësve është rreth 36.000, ndërsa në vitin 2015 numri i tyre ishte 19.625 edhe pse numri i njësive vendore ishte 391.
Kjo tejmbushje e administratës lokale do të thotë vetëm taksa, taksa, taksa për qytetarët tanë.
Në Tiranë, qytetarët do duhet të paguajnë disafish taksën e banesës, ndërsa u është shtuar dhe taksa e sigurimit të detyrueshëm.
Kjo nuk është ajo që qytetarët tanë meritojnë.
Këshilltarët e Partisë së Lirisë do të ngrejnë fort zërin në mbledhjet e Këshillave Bashkiakë.
Transparenca dhe Llogaridhënia do të jenë në çdo moment kryefjala e betejës sonë.
KOHA JONË SONDAZH