Meta, në betimin e Trump dhe takim me kreun e diplomacisë të kongresit të SHBA
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pasur një axhendë intensive gjatë ditës së sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në orën 12:00 (me orën e SHBA) ai ishte i pranishëm sot në ceremoninë e inaugurimit të Presidenti të SHBA-ve, Donald Tramp. Meta është i ftuar në ceremoninë zyrtare nga drejtuesit republikane të Kongresit dhe Senat Amerikan. Kreu i Kuvendit, Meta shoqërohet nga kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

(Në foto: Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, në ceremoninë e betimit të Trump)
Më herët, Ilir Meta u prit në një takim nga Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Ed Royce.

Pasi e falënderoi për ftesën, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta e uroi Ed Royce për rizgjedhjen e tij. Z. Meta në takim theksoi rëndësinë e një partneriteti ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke nënvizuar se: “Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetin e saj me SHBA-të. Shqipëria është dhe do të jetë aleate e vendosur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbështetja amerikane në Ballkan është jetike për stabilitet dhe siguri”. Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Ed Royce ndau bindjen e përbashkët me z. Meta se aleanca solide SHBA-Shqipëri duhet forcuar më tej në përballje të sfidave të përbashkëta globale e rajonale.
KOHA JONË SONDAZH

