Meta: Nuk dalim nga Kuvendi pa miratuar reformën. Negociata të jenë transparente

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në një konferencë urgjente njoftoi se Kuvendi ka miratuar kalendarin e seancës së datës 21 korrik. Ai tha se axhenda e vetme për këtë ditë do të jetë reforma në drejtësi.

Meta u shpreh se dy pikat e fundit që kanë mbetur janë në negocim. Ai u bëri thirrje palëve, PS dhe PD të tregohen transparente me qytetarët për ato çfarë po negociohen.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Swiss Digital Desktop Reklama

“21 korriku është njës senacë që duhet të jetë solemne dhe duhet t’i japë vendit dinjitetin e duhur para BE, NATO dhe SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshëndes frymën bashkëpunuese të përfaqësueve të partive politike. Në zbatim të rregullores së Kuvendit sapo kemi miratuar rendin e ditës së seancës pleanre 21 korrik, ku projektligji për ndryshimin e Kushtetutës do të jetë çështja e parë dhe kryesore e punimeve të Kuvendit.

Kjo është seanca më e rëndësishme e Kuvendit që nga dita kur u votua kushtetuta e vendit, sepse do të na duhet të miratojmë me konsensus ndryshimet kushtetuese.

Sikurse jam i informuar unë dhe ju janë ende dy momente fare të vogla që kërkojnë dakordësinë e palëve. Ekspertë e negociatorët janë të mandatuar të miratojnë ndryshimet konsensuale, mbështetu vetëm mbi propozimin hibrid të Viktoria Nuland që ka mbështetjen e SHBA dhe BE.

E ftojë këtë tryezë të vazhdojë punën dhe ajo që kërkojë unë është që diskutimet ti bëjnë të hapura për mediat dhe qytetarët. Deputetët në Kuvend ditën e enjte në orën 10 në 21 korrik dhe opinioni kanë nevojë të njihen me përmbajtjen e këtyre diskutimeve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?