Meta: Opozita ka notën 10 në qëndrimet dhe sugjerimet për pandeminë
Presidenti Ilir Meta në komunikimin e përjavshëm me gazetarët ka folur lidhur dhe me situatën e pandemisë.
Presidenti Meta ka komentuar edhe qëndrimet e opozitës lidhur me këtë çështje. Kreu i shtetit u shpreh se “Opozita ka notën 10 në qëndrimet dhe sugjerimet për pandeminë“.
“Si mund të akuzohet Basha kur ka qenë modeli i sjelljes shembullore për ruajtjen e pandemisë, mirë unë mund të akuzohem. Ka qenë shumë bashkëpunues që kur ka filluar pandemia dhe më duhet të them që opozita dhe ekspertët e saj kanë qenë 5 hapa para pandemisë. Kanë kusuret e tyre që u larguan nga parlamenti, por në sjelljen e tyre kanë qenë ekselente. Rama të reflektojë, të bashkëpunojë me ekspertët, ka notën 10. Unë mund të kem notën 9 se nuk kam mbajtur maskën, por opozita ka bërë çdo gjë edhe po të ishte në qeveri vështirë të bënte diçka më shumë“, u shpreh Presidenti Ilir Meta.
KOHA JONË SONDAZH

