Meta-Pagano: BB projekte në Shqipëri për burimet hidrike, bujqësinë dhe mjedisin

 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë vizitës disaditore që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Rajonin, Patrizio Pagano.

Gjatë takimit, Meta dhe Pagano diskutuan mbi ecurinë e projekteve të Bankës Botërore në Shqipëri sa i përket burimeve hidrike, bujqësisë dhe mjedisit. Dy bashkëbiseduesit u ndalën ndër të tjera dhe tek gjendja e kredive të këqija në Shqipëri dhe me masat që po ndërmerren nga Qeveria dhe Parlamenti për të minimizuar efektet e tyre në ekonominë e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit, Meta u shpreh se është njohur me raportin e fundit “Doing business” të botuar nga Banka Botërore dhe se qeveria e Shqipërisë po merr të gjitha masat për të adresuar problemet e evidentuara në të. Palët diskutuan gjithashtu dhe mbi çështje si energjia dhe interkonektiviteti dhe mbi mundësinë e bashkëpunimit për të vënë në jetë projekte që lidhen me këto dy fusha e që do të kishin ndikim pozitiv në ekonominë jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?