Meta për takimin me Ramën: Marrëveshja me PS nis te vota e lirë

Kreu i LSI, Ilir Meta komentoi sot për gazetarët takimin me kreun e PS-së, Edi Rama që po zhvillohet në Hotel Tirana.

Meta solli para gazetarëve marrëveshjen e vitit 2013 mes PS dhe LSI, e cila tha Meta ka marrë zotimin për garantimin e votës së lirë.

“Kjo marrëveshja e vjetër që ende në fuqi që ka angazhimin madhor të aleancës për të garantuar votën e lirë”,- tha kreu i LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i LSI shoqërohej në takim nga Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe nënkryetari i LSI, Luan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi.

Lidhur me emrin e presidentit të ri, Meta tha se “Emri i presidentit është konsesus me kënaqësinë më të madhe me cdo faktor që kërkon të zgjidhë këtë situatë”.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/798263533632104/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?