FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Përgjegjësia për personat me aftësi të kufizuar na përket të gjithëve

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta iu drejtua me një fjalë aktivitetit të OSBE-së me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Duke përmendur arritjet e derimëtanishme, Meta theksoi se përgjegjësia për shtresat në nevojë u përket të gjithëve.

Meta: Gjatë kësaj legjislature kemi miratuar ligje të rëndësishme për personat me aftësi të kufizuar. Përgjegjësia për të arritur aksesin nuk i përket vetëm personave me aftësi të kufizuar, por na përket të gjithëve pasi ka ende shumë pengesa për njerëzit me aftësi të kufizuar që të ushtrojnë plotësisht të drejtat themelore të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuvendi mbetet i hapur dhe inkurajon pjesëmarrjen aktive me qëllim që të së bashku të kontribuojmë për një ndryshim thelbësor. Është detyrimi ynë që të garantojmë dinjitetin dhe integritetin më të lartë njerëzor të këtyre grupeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të aktivitetit, Prezenca e OSBE-së ka dhënë çmimet për dy organizata që mbështesin njerëzit me aftësi të kufizuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?