Meta: Pranimi nga Basha për hapjen e listave 100%, akt historik. Këshilli të punojë natë e ditë me ndërkombëtarët për konkretizimin
Presidenti Ilir Meta ka komentuar sërish deklaratat e fundit politike, pas propozimit të Opozitës së Bashkuar për hapjen 100 % të listave së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, gjë që u kundërshtua nga kryeministri Edi Rama.
Reagimi i Presidentit
Pranimi publik nga lideri i Opozitës së Bashkuar, z. Lulzim Basha për HAPJEN E LISTAVE 100% është AKT HISTORIK dhe SHËRBIM I ÇMUAR për demokracinë dhe rikthimin e parlamentarizmit të vërtetë.
Është respekt dhe detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë.
Tani Këshilli Politik të punojë natë e ditë me ekspertët ndërkombëtarë për konkretizimin më efikas.