Meta: Presim që Kushtetuesja të jap gjykimin e saj për Vettingun sa më parë

Kreu i Kuvendit dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta ka komentuar sot opinionin e Komisionit të Venecias për ligjin e Vettingut. Meta tha se nuk duhet të ketë më vonesa për reformën në drejtësi. “Ne presim që Gjykata Kushtetuese të japi gjykimin e saj sa më parë që të jetë e mundur dhe më pas të ecet me implementimin e ligjit për Vetting-un dhe gjithë reformës në drejtësi në mënyrë që kjo reformë jo vetëm të na ndihmojë për të përshpejtuar çështjen e çështjes së negociatave për anëtarësim në BE, por njëkohësisht dhe të japë impakt shumë më të gjerë për ecurinë e të gjithë reformave të tjera në vend”,- tha Meta.

Deklaratat e Kreut të Kuvendit u bë sot gjatë zgjedhjeve për Kryesinë e re të kësaj force politike.

Prononcimi për median i Kryetarit të LSI-së, z. Ilir Meta pas mbledhjes së KDK-së dhe zgjedhjes së Kryesisë së re të LSI-së

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta, Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së zgjodhi sot Kryesin e re. A do të thotë kjo tashmë LSI-ja, e plotësuar në të gjitha strukturat drejtuese, është gati për të menduar se si do të dalë në zgjedhjet e 2017-s?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte kënaqësi sot për të konstituuar mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Kombëtar pas Konventës Kombëtare Zgjedhore, për të zgjedhur Kryesinë e re dhe njëkohësisht për të bërë edhe mbledhjen e parë konstituuese të kësaj kryesie. Jo vetëm kaq, por edhe për të zgjedhur edhe disa kolegë të tjerë të cilët do të kenë një kontribut të rëndësishëm në drejtimin e Kryesisë, KDK-së dhe gjithë strukturave të LSI-së, edhe në kuadër të rritjes të kolegjialitetit, bashkëpunimit dhe transparencës në drejtimin e kësaj force politike.

Dua të uroj profesor Shezai Rrokajn, që u zgjodh kryetar i KDK-së me një votë gati unanime dhe njëkohësisht dua t’ju prezantoj Sekretaren e re për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixhon, e cila nuk është e panjohur për ju dhe kjo është një nga arsyet që e kemi zgjedhur. Për të rritur dhe për të përmirësuar më tej komunikimin me mediat dhe në përgjithësi për të përmirësuar më tej marrëdhëniet me publikun të LSI-së. Ashtu sikurse kemi zgjedhur edhe Eriona Bixhën, Sekretare Organizative, z. Edmond Haxhinasto, Sekretar për Çështje Programore, dhe z. Bahri Shaqiri Sekretar për Sigurinë Kombëtare dhe natyrisht edhe kryesinë e re, emrat e të cilës tashmë i keni online.

Besojmë të përmirësojmë më tej drejtimin e LSI-së si një element mjaft i rëndësishëm për të kontribuar në të gjithë përmirësimin e qeverisjes së vendit dhe të përmirësimit të kulturës së politikëbërjes në vend.

Ju patët edhe një mbledhje të parë të kryesisë së re menjëherë pas zgjedhjes së tyre. Sa herë do të duhet të mblidhet kjo kryesi dhe a do të jetë puna e saj vendimtare për të patur një qëndrim të saktë ndoshta në javët në vijim se si do të dilet në zgjedhjet e 18 qershorit?

Kryesia do të jetë në një angazhim të përhershëm dhe do të mblidhet sipas një kalendari të caktuar dhe do të mblidhet aq herë sa Sekretari i Përgjithshëm apo dikush nga drejtuesit e tjerë do të konstatojë se ka rëndësi për t’u mbledhur kryesia për të ecur më shpejt me axhendën politike dhe organizative të LSI-së.

LSI dha sot një shembull duke zgjedhur kryesinë e re përmes votimit elektronik, që ka qenë pjesë e kërkesës së opozitës për t’u përfshirë në kodin e ri zgjedhor. Është kërkuar nga PS-ja për t’u votuar edhe të enjten në Parlament për tu shtyre me 60 ditë puna e këtij komisioni të posaçëm. Lsi do të vazhdojë t’i qëndrojë besnike kërkesave të saj deri në fund për reformën zgjedhore?

LSI është plotësisht e vendosur për zbatimin e gjithë rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Ne kemi dhe ekspertizën e tyre për këtë proces dhe gjithçka që i shërben zgjedhjeve transparente dhe të ndershme. Do të ketë mbështetjen e plotë dhe pa rezerva të LSI-së dhe për këtë do të bashkëpunojmë shumë ngushtë me të gjithë forcat politike dhe në veçanti me ekspertët ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR.

Janë shprehur sot Ambasadat e SHBA dhe BE. Ju pak më parë e përmendët në fjalën tuaj, çfarë prisni tashmë nga Gjykata Kushtetuese, një zbardhje sa më të shpejtë, një shprehje sa më të shpejtë të qëndrimit të saj për opinionin përfundimtar të Venecias dhe implementimin më pas të ligjit për Vetting-un?

Ne presim që Gjykata Kushtetuese të japi gjykimin e saj sa më parë që të jetë e mundur dhe më pas të ecet me implementimin e ligjit për Vetting-un dhe gjithë reformës në drejtësi në mënyrë që kjo reformë jo vetëm të na ndihmojë për të përshpejtuar çështjen e çështjes së negociatave për anëtarësim në BE, por njëkohësisht dhe të japë impakt shumë më të gjerë për ecurinë e të gjithë reformave të tjera në vend.

A jemi pak orë përpara vendimit për çeljen e negociatave nga BE?

Jemi përpara një vlerësimi të Këshillit të vendeve anëtare të BE që dëshirojmë, shpresojmë të jetë në një linjë me rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?