Meta publikon fjalimin e Kapexhiut: Mirënjohje për mijëra qytetarë dhe intelektualë që kanë përqafuar “Pranverën Kuqezi”
Në vazhdën e falënderimeve të të gjithë shqiptarëve që iu bashkuan thirrjes së tij në manifestimin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës, Presidenti Ilir Meta falënderon mjeshtrin e mirënjohur Bujar Kapexhiun.
Përmes rrjeteve sociale, Presidenti Meta teksa publikon dhe fjalimin e Kapexhiut në manifestimin e 2 marsit, shpreh mirënjohjen dhe falënderim të veçantë edhe për mijëra qytetarë dhe intelektualë të Tiranës që kanë përqafuar PRANVERËN KUQEZI!
Mesazhi i Presidentit
Në betejën tonë të pandalshme për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të Shqipërisë sonë të dashur, na janë bashkuar edhe shumë personalitete të nderuara të artit dhe kulturës shqiptare, si Bujar Kapexhiu, regjisor, skenarist, aktor i mirënjohur dhe satirist, gjithmonë në shërbim demokracisë dhe fjalës së lirë.
Mirënjohje dhe falënderim të veçantë kam sot edhe për mijëra qytetarë dhe intelektualë të Tiranës që kanë përqafuar PRANVERËN KUQEZI!
Jam i lumtur se ZËRI I POPULLIT, me intelektualët në krye, po dëgjohet fort në të gjithë Shqipërinë, dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike. ??
#PërKushtetutën?? #PërRepublikën?? #PërShqipërinë?? #PërKombin??