Meta: Reforma në drejtësi do miratohet, por jo me vota jo konsensusuale
Kreu i Kuvendit dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta deklaroi pas takimit me kreun e PD-së, se të enjten reforma duhet të kalojë në votim. Ai theksoi se LSI-ja do të votojë pro reformës. Ndërsa ka theksuar se reforma nuk mund të kalojë me vota jo konsensusale.
“Gjithnjë kam thënë se jam i gatshëm të votojë gjithçka që arrihet me konsensus mes PS dhe PD sipas Venecias. Këtë vendim ua kam thënë përfaqësuesve të SHBA dhe BE. U kam thënë reforma nuk bëhet në mënyrë jo transparente dhe jo si telefon i prishur”,- tha Meta.
Ai tha se reforma do të jetë në Kuvend më 21 korrik. “Ditën e enjte në orën 10:00 Kuvendi nis dhe nuk do të mbarojë deri sa të mbarojë kjo reformë me konsensus” deklaroi kryetari i Kuvendit Ilir Meta.
Ai theksoi se plani i vetëm është i kalimit të reformës me konsensus.
“Ka vetëm një plan, ai me konsensus. Jemi shumë pranë marrëveshjes. Falënderoj edhe Ramën dhe Bashën pasi kanë qenë mjaft konstruktiv, pavarësisht retorikave pas takimeve. Janë plotësisht të angazhuar për miratimin me konsensus. Dua ‘tju siguroj që të Enjten në orën 10: 00 Kuvendi nis me këtë çështje madhore. Dua të siguroj Washingtonin zyrtar dhe Brukselin se Republika e Shqipërisë do të hedhë një hap të vërtetë madhor dhe historik për dekadat që vijnë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor dhe vetëm përmes konsensusit dhe sipas Venecias. Nuk mund të luftohet korrupsioni me korrupsion e krim të organizuar”,- u shpreh Meta.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=7vWNf-SDI4M&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

