FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Shqiptarët duhet të votojnë dhe zgjedhin kandidatët që besojnë

Kryetari i LSI dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat në njësinë 8 në Tiranë ka bërë thirrje që shqiptarët jo vetëm që duhet të votojnë, por edhe duhet të zgjedhin se për kë do të votojnë.

Meta: Shqiptarët jo vetëm që duhet të votojnë, por mbi të gjitha duhet të zgjedhin. Të kenë mundësi të zgjedhin brenda një force politike kandidatët që besojnë më shumë. LSI do të kërkojë mendimin e çdo anëtari të saj në të gjithë vendin për listat e kandidatëve për deputetë. Të gjithë të shprehen për kandidatët më të mirë e më të drejtë që do të përfaqësojnë më mirë interesat e qytetarëve shqiptarë.Të qytetarëve që besojnë dhe votojnë për LSI-në dhe vlerat që ajo mbron.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?