Meta: Solidaritet me popullin dhe autoritetet legjitime të Turqisë
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka shprehur solidaritetin e tij me popullin turk dhe autoritetet legjitime të Turqisë për kapërcimin sipas tij me sa më pak kosto të situatës së rëndë të krijuar nga tentativa për grusht shteti.
Sipas tij, shmangia e gjakderdhjes dhe rikthimi i rendit kushtetues janë tejet të rëndësishme për stabilitetin e Turqisë dhe të gjithë rajonit.
Kryetari i Kuvendit i bashkohet thirrjes së komunitetit ndërkombëtar për qetësimin e situatës, rikthimit të normalitetit dhe mbështetjes për udhëheqësit dhe institucionet legjitime të dala nga vota e popullit turk.
KOHA JONË SONDAZH

