Meta takon kreun e parlamentit kroat: Rritje e bashkëpunimit mes dy vendeve

Gjatë vizitës shtetërore në Kroaci, Presidenti Ilir Meta është takuar dhe me Kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandroković. Në takimin me kryeparlamentarin kroat, Meta ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Kënaqësi e veçantë të takoja Kryetarin e Parlamentit kroat, z.Gordan Jandroković. Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë. I lumtur që komuniteti shqiptar në Kroaci, përfaqësohet në Parlamentin kroat me deputeten e nderuar, znj.Ermine Lekaj Prljaskaj, një tjetër tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate”,- shkuan kreu i shtetit në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?