Meta takon zyrtaren e DASH: Shqipëria e vendosur në përmbushjen e detyrimeve dhe ecurinë e reformave
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendës Ndihmësen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Elisabeth Millard.
Gjatë takimit dy bashkëbiseduesit, Meta-Millard, kanë vlerësuar rëndësinë e ecurisë së reformave për të forcuar shtetin e së drejtës.
“Shqipëria e vendosur në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA”- mësohet të jetë shprehur Presidenti Meta.
Po ashtu, një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar në këtë takim kanë qenë dhe zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Me rëndësi finalizimi i dialogut Kosovë-Serbi përmes marrëveshjes. Marrëveshja Kosovë-Serbi garanton perspektivën europiane, konsolidon bashkëjetesën ndëretnike dhe paqen në rajon”- është shprehur Presidenti Ilir Meta.
Nga ana tjetër, Meta-Millard theksojnë rëndësinë e suksesit të referendumit në Maqedoni
“Suksesi i referendumit në Maqedoni me rëndësi për të ardhmen europiane të të gjithë rajonit”- u shpreh Presidenti Ilir Meta.
Vizita e Millard në Shqipëri
Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Elisabeth Millard ka mbërritur në Shqipëri, për një vizitë tre ditore. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në facebook, përmes të cilit i uron mirëseardhjen znj. Millard. Gjatë qëndrimit tre ditor në Tiranë, zyrtarja amerikane do të takohet me krerët e shtetit si edhe do të vizitojë projekte amerikano-shqiptare.
“Mirëseerdhe në Shqipëri, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Elisabeth Millard! Gjatë vizitës së saj tre ditore në Tiranë, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit Elisabeth Millard do të takohet me udhëheqës të lartë shqiptarë, do të vizitojë projekte amerikano-shqiptare, si dhe do të njihet me historinë dhe kulturën shqiptare. Ndiqni #MillardinAlbaniapër lajmet më të fundit.” – shkruhet në postimin e ambasades amerikane
KOHA JONË SONDAZH

