FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: U bëj thirrje militantëve të opozitës të mos mbajnë asnjë lekë në xhep sot dhe nesër!

Presidenti Meta në konferencën e jashtëzakonshme të shtypit nga presidenca tha ndër të tjera se policia po hesht, por edhe prokuroria heziton të hetojë apo të ndalojë autorët e krimeve zgjedhore, të cilët janë nga radhët e Rilindjes. Sidomos ngjarja e Elbasanit duhej zbardhur para ditës së zgjedhjeve.

Loja e Policisë me Prokurorinë mbetet djallëzore, sepse nuk duan të dalin para datës se zgjedhjeve se autorët e krimit dhe blerjes së votave ishin të PS-së.

Në vijim Presidenti u bëri thirrje publike militantëve dhe njerëzve të opozitës që sot dhe nesër të mos mbajnë asnjë lekë në xhep, sepse qeveria dhe Rama do ndersejë policinë ti ndalojë se gjoja po blejnë vota!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte sarkazëm therëse e Presidentit në këtë thirrje publike, sepse në të vertetë policia nuk po ndalon personat e PS që po blejnë vota dhe marrin kartat e indentitetit në kembim të lekëve. Përkundrazi policia është kthyer në shërbetore e pushtetit dhe e këtyre personave problematikë, të cilët po blejnë vota apo bëjnë presion mbi votuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD dhe LSI kanë kapur njerëz të PS dhe pushtetit duke shpërndarë lekë në këmbim të votës, por përveç rastit të Bulqizës, ku nuk kishin nga të shkonin, rastet e tjera nuk i hetojnë sepse kanë porosi nga Rilindja për të mos i ndaluar apo kallzuar në prokurori.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?