Meta, Veliaj dhe Haradinaj, darkë familjare në Jalë (FOTO)

Ka qenë një mbrëmje ndryshe nga të tjerat ajo e djeshme për të rinjtë e LRI-së, të cilët kanë patur fatin të kishin pranë tyre ish presidentin e vendit, Rexhep Mejdanin, kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Velinë së bashku me bashkëshorten por edhe kryetarin e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Mikpritësi ka qenë sigurisht kreu i LSI-së njëherësh edhe i Kuvendit, Ilir Meta, i cili së bashku me bashkëshorten, Monika Kryemadhi kanë ofruar për të rinjtë një mbrëmje ndryshe me gatime tradicionale shqiptare si dhe me këngë e valle. Në fotot e gazetës “Express” pasqyrohen disa nga momentet e mbrëmjes së djeshme në plazhin e Jalës ku dhe u mbyll kampingu veror i LRI-së.

Meta veliaj2

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?