Meta viziton kompaninë e peshkut: Ndikoni në zbutjen e papunësisë

 

Ilir Meta, krytari i Kuvendit, njëkohësisht kreu i LSI është ndalur në qytetin e Elbasanit, ku ka vizituar një kompani të përpunimit të peshkut e cila ka punësuar brenda këtij viti rreth 450 persona. Meta tha se rasti i kësaj kompanie është për tu marrë si shembull që tregon se si vizioni dhe mbështetja për këtë sektor mund të ndihmojë në zbutjen e papunësisë në vend.

“Ky është një rast i shkëlqyer, që tregon se vizioni dhe aftësia sipërmarrëse mund të kthehet në një të mirë të jashtëzakonshme publike, jo vetëm për ekonominë lokale dhe ekonominë e vendit, por edhe për qindra familja. Një shembull për të treguar se si mund të ndihmohet për të zbutur problemin mjaft serioz të papunësisë”, u shpreh Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta shtoi se të tilla sipërmarrje duhen mbështetur fuqimisht nga qeveria sepse janë rruga e zhvillimit dhe e punësimit të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prandaj sipërmarrje të tilla meritojnë një vëmendje akoma më të madhe dhe një mbështetje akoma më të madhe, një raport mjaft transparent dhe korrekt nga ana e administratës. Sepse, kjo është rruga e zhvillimit, kjo është rruga e punësimit kjo është edhe rruga e integrimit evropian të vendit, duke bërë të mundur që të rrisim edhe eksportet dhe aftësitë konkurruese dhe në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare”, – u shpreh Kryetari i Kuvendit.

Kreu i Kuvendit shoqërohej nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe deputeti i Elbasanit Bujar Kllogjri në këtë aktivitet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?