Meta:Të përshpejtojmë ritmet e reformave

 

Kryetarët e Komisioneve parlamentare të Integrimit të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asocimit të Evropës Juglindore janë mbledhur në Tiranë në Konferencën e 11-të të radhës.

Në fjalën e tij, përshëndetëse kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se rajoni ynë ndodhet në një moment historik dhe në një fazë intensive të marrëdhënies kontraktuale me BE-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qëllimi është anëtarësimi i plotë në BE për të rritur standardet e jetesës së qytetarëve tanë. Por, mbarëvajtja në procesin e integrimit në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor lidhet ngushtë me shpejtësinë e reformave, e cila do të garantonte çeljen e negociatave me BE-në”, tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vendet tona duhet të përshpejtojnë ritmet e reformave, sidomos ato që lidhen me forcimin  dhe sundimin e ligjit, pasi fenomene si krimi dhe korrupsioni ende janë barriera serioze për një zhvillim të shpejtë. Projekti i reformave të qëndrueshme duhet të përshpejtohet nga secili vend i rajonit tonë, duke bashkëpunuar ngushtë dhe me grupet e interesit dhe shoqërinë civile”, u shpreh gjithashtu kreu i Kuvendit në përshëndetjen e tij drejtuar të pranishmëve në Konferencë.

Në fokus të bashkëpunimit parlamentar rajonal, theksoi më tej Meta, duhet të jetë dhe forcimi i parametrave të sigurisë, për të përballuar sfidat që dikton lufta kundër ekstremizmit, radikalizmit apo populizmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?