Mik i shqiptarëve, ja kush është ministri i ri i Mbrojtjes në Ukrainë që është takuar me Ramën dhe Ballën

Këtë të mërkurë, Parlamenti i Ukrainës votoi miratimin e emërimit të Rustem Umerov si ministrin e ri të Mbrojtjes të vendit. Rustem Umerov është anëtar kryesor i komunitetit tatar të Krimesë, i cili ka përfaqësuar vendin e tij në negociatat kryesore me Rusinë.

Ai ka edhe një lidhje speciale me Shqipërinë dhe cilësohet pa frikë një mik i shqiptarëve. Në korrik të vitit 2022 ai ka qenë për vizitë në Shqipëri, ku ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Edi Rama dhe një takim zyrtar edhe me Taulant Ballën, në atë kohë kryetar i grupit parlamentar socialist dhe disa deputetë të tjerë.

Rama i ka kërkuar Umerov-it që Ukraina të njohë Kosovën. Ky propozim pritet t’i shtrohet nga Rama edhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në takimin e radhës. Rustem Umerov, 41- vjeç, mysliman, ka qenë edhe pjesë e negociatave për strehimin e afganëve në Shqipëri. Umerov ka edhe besimin e ngushtë të Shtëpisë së Bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?