“Miku i mirë në ditë të vështira…”, SHBA ofron mjete mbrojtëse për mjekët e Infektivit (FOTO)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë ndihma në Shqipëri, për të luftuar koronavirusin. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se SHBA ka sjellë mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore, që poluftojnë në vijën e parë me armikun e padukshëm. “Miku i mirë njihet në ditë të vështira! Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me #COVID19?? Faleminderit Ambasadore Yuri Kim”,-shkruan Manastirliu.

Edhe Ambasadorja Amerikane përmes një statusi në Facebook shkruan: “Jam krenare që mbikëqyra dhurimin e pajisjeve personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara për aleaten tonë Shqipërinë, për të ndihmuar Mini në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë”.

SHKARKO APP