Mimi Kodheli: Shqipëria u është bashkuar sanksioneve të vendosura kundër Rusisë

Mimi Kodheli, e cila mban edhe postin e zv.presidentes në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në një dalje për mediat ka deklaruar se Shqipëria mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës dhe do të vendosë sanksione kundër Rusisë njësoj siç kanë bërë edhe shtetet e tjera europiane.

Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të fortë në mbrojte të sovranitet territorial të Ukrainës. Ajo është e pandashme dhe se çdo sfidë ndaj saj prek të gjitha vendet e BE. Shqipëria në qëndrimet e BE, SHBA dhe vendeve partnere nuk është mjaftuar vetëm me fjalë. Shqipëria u është bashkuar sanksioneve që BE dhe SHBA kanë vendosur ndaj Rusisë, duke marrë mbi vete edhe reagimet e Rusisë. Ne kemi qenë të angazhuar për trajtimin me përparësi të situatës në Ukrainë. Qëndrimet tona kanë qenë publike dhe janë shprehur në takimin e ministrave të mbrojtjes”, shprehet Kodheli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?