Mimoza Hajdarmataj: Edi Rama është zhdukur, nuk po firmos as VKM-të

Në një denoncim të hapur, deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, ka bërë me dije se Kryeministri Edi Rama prej disa kohësh nuk është më në qeverisje të vendit.

Në një postim në rrjetin social facebook, Hajdarmataj shton edhe se kreu i qeverisë nuk mban përgjegjësi për çështje të rëndësishme të shtetit.

Sipas deputetes, z.Rama ka kohë për show mediatik dhe për rastin e ndjeshëm të importimit të mbeteje, firmoset nga zv/Kryeministri Niko Peleshi në mungesë të Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë situatë, Hajdarmataj deklaron edhe se, “kryetari i Komisionit të Veprimtarive, si komision përgjegjës, nuk denjon të bëjë pjesë të axhendës së vet, shqyrtimin e Dekretit të Presidentit, shqetësim i cili u ngrit sot publikisht edhe nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Denoncimi i deputetes së PD Mimoza Hajdarmataj:

Peleshi ka kohë që firmos “në mungesë dhe me porosi” të Ramës.

Miq

Prej kohësh Rama kryeministër i twitter, facebook dhe i show televiziv, shpërfill Parlamentin herë me shkresa dhe herë me retorikën e arrogancës. Këto akte ligjore të ardhura në Komisionin Parlmentar të Veprimtarisë Prodhuese dëshmojnë më së paku lodhjen e tij në krye të qeverisë sepse Rama ka pazare të mëdha për tu marrë.

Ajo që të bën përshtypje është se, ndër shumë të tjerave edhe aktin për dhënie mendimi nga Kuvendi, për një cështje kaq sensitivie kombëtare, që është importi i mbetjeve, firmoset nga mëkëmbësi Peleshi dhe jo nga shefi i qeverisë.

Ndërkohë skandali i shpërfilljes të procedurave parlamentare me këtë cështje vazhdon. Kryetari i Komisionit të Veprimtarive, si komision përgjegjës, nuk denjon të bëjë pjesë të axhendës së vet, shqyrtimin e Dekretit të Presidentit, shqetësim i cili u ngrit sot publikisht edhe nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Koha për riciklim në koalicionin e mbetjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?