FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Minishengeni, Henze: Traktat i bashkimit me Serbinë, të hidhet poshtë

Këshilltari ekonomik pranë CDU-së në Gjermani, Martin Henze ka reaguar sërish lidhur me nismën që ka shkaktuar debate të ashpra “Minishengeni Ballkanik”, iniciuar nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Traktati i bashkimit me Serbinë, duhet të ndalet sa më parë pasi bie ndesh me interesat kombëtare, me NATO-n dhe Bashkimin Europian, thekson Henze. Ai shton se për këtë duhet të reagojë Presidenti i Republikës, pasi Rama po kryen një tradhëti të madhe ndaj popullit shqiptar.

“Traktati i bashkimit “mini Schengen” me Serbinë, duhet t’i paraqitet presidentit, pasi ky traktat bie në kundërshtim me interesat kombëtare, d.m.th. NATO dhe Bashkimin Europian Rama po kryen një tradhëti të madhe ndaj popullit shqiptar, ka shkelur Kushtetutën. Kjo duhet të hidhet poshtë.”, ka shkruan Henze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Henze e ka kundërshtuar ashpër këtë iniciativë, të cilën e ka konsideruar një aleancë mes Ramës dhe Vuçiçit. Sipas tij, kjo do të shërbejë si urë lidhëse e vendeve euroaziatike për të pasur akses në rajon. Ai thotë se pas saj fshihet Rusia, pasi Serbia është ekonomikisht shumë e dobët për të qenë një fuqi rajonale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?