Parashikimi/ Ministrat që do të rrihen nesër në parlament!

Nesër ka parlament. Kryeministri ka urdhëruar që të futet, me procedurë të përshpejtuar, për votim projektligji për prishjen e Godinës historike të Teatrit Kombëtar. Opozita ka deklaruar se do ta bllokojnë me trupat e tyre miratimin e këtij projektigji, aqsa informacionet thonë se do ketë përplasje fizike mes deputetëve e ku natyrisht ministrat do të jenë në shënjëstër të përplasjes. Nga ana tjetër opozita ka bërë thirrje që përveç artistëve, të cilët janë në mbrojtje të Teatrit, të vijnë dhe populli opozitar duke rrethuar sallën e Kuvendit.

Petrit Vasili është përgatitur për çdo rrethanë parlamentare, duke e përballuar me stoicizëm mos kalimin e këtij projektligji. Edi Paloka do jetë vetë në ballë të fortunës demokrate, kurse Taulant Balla ka porositur deputetët e tij të krahut të fortë që të bëjnë stërvitje dhe të jenë të gatshëm nesër që në ora 10 pa pesë minuta te hyrja e Kuvendit.

Burime nga kryeministria tregojnë se Endri Fuga, njeriu më i besuar ose i vetmi i besuar i Ramës, ka thënë se cili ministër do të qëndrojë fort në sallë e do rrihet do të jetë në shtator prapë në qeverinë “Rama 3”. Pra kush ministër nuk rrihet nesër do iki nga qeveria, pasi kjo tregon se nuk punon.

Ky lajm ka shkuar në veshin e çdo ministri që rrijnë me sy e veshë nga Fuga për të parë nëse do jenë në shtator në qeverinë të cilën kryeministri ka deklaruar se do ta ndryshojë.

Ndaj ka filluar porositja për rrahje. Ministri i Financave Arben Ahmetaj, duke e ndjerë se opozita nuk e godet nesër, pasi u ka bërë nder tre deputetëve të PD, ka porositur dy deputetë të PS-së ta godasin. Blendi Klosi, ministri Turizimit ka futur mik në Klan që ti thonë Saliut për një goditje të lehtë se nuk mban me shumë. Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa e kanë shumë inat si PD, por nuk do ta prekin se nuk e duan, as edhe Saliu, në shtator në qeveri. Për Niko Peleshin, ministrin e Bujqësisë, vetë Edi Rama ka lëshuar sinjal të Lul Basha se mos ma godisni, pasi vetëm mandolinës i bie të shtunave.

Damian Gjiknuri nuk don t’ia dijë pasi për hir të stabilitetit të Shqipërisë dhe projektëve ende të pambaruara, do të pranojë përballjen. Në fakt edhe vetë godet mirë!

Me ministret femra nuk do të merren fare deputetët e opozitës. Me një përjashtim: atë ministren e Kulturës, Mirela Kumbaron do t’ja lenë në duart e Albana Vokshit. Albana nuk ka nevojë për stërvitje!

Kurse me Ditmir Bushatin do kenë punë në sallë! E duan të gjithë! Bile kaq shumë e admirojnë si ministër, aqsa nga nesër ai mund të marrë edhe postin e zv/kryeministrit.

Sipas goditjeve nesër do jenë edhe postet, në shtator, në Qeveri!

Urdhëri për ministrin e Diasporës është lëshuar se nuk duhet të preket në asnjë mënyrë. Eshtë plan rezervë, që sapo të rrëzojnë kryeministrin Rama, e duan Pandin si kryeministër konsensual. Kështu ka qenë gjithë jetën, Majko.

Ndërkohë deputeti Flamur Noka po bën stërvitje prej ditësh në Gjirin e Lalzit. Ervin Salianji mbrëmë erdhi nga laguna Blu në Qerret, ku ka provuar në fitnessin e plazhit mënyrat e goditjes.

Edhe një gjë: Gramoz Ruçin nuk e prekin! Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, do ta ndjek nga lozha seancën duke uruar me vete të mos rrihet as Edi Rama.

SHKARKO APP