Ministri Arbjan Mazniku: “Motorët ndezur dhe mëngët përveshur për mandatin e katërt për Partinë Socialiste…”
“Motorët ndezur dhe mëngët përveshur për mandatin e katërt për Partinë Socialiste në krye të vendit për të vazhduar gjithë punët e mira, për ta çuar Shqipërinë aty ku e meriton dhe për të përmbushur objektivat e vendosura për zhvillimin ekonomik, turizmin, energjinë dhe inovacionin e teknologjinë.
Mirënjohës për besimin që m’u dha nga Asambleja Kombëtare dhe Kryetari Edi Rama, për drejtimin e qarkut të Elbasanit në betejën e radhës elektorale”- shkruan Arbjan Mazniku, ministri i Pushtetit Vendor, i cili u caktua si drejtues politik në qarkun e Elbasanit.