Ministri Arbjan Mazniku takon ministrin francez
Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u takua me Ministrin e deleguar të Francës për Tregtinë e Jashtme, z. Olivier BECHT, në një takim dypalësh me objektiv thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.
Mazniku shkruan ndër të tjera në statusin e tij në facebook: “Faleminderit Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe Znj. Catherine SUARD për organizimin e këtij eventi, diskutimet e frytshme të së cilit i shërbyen forcimit të marrëdhënieve tona, si edhe nxitjes së projekteve të reja të zhvillimit të Shqipërisë në të ardhmen”.