Ministri Balla: Ndalim i rrjeteve sociale për moshat nën 16-vjeç
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Durrësi tha se është pro ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga personat nën 16-vjeç. Për të ndalimi i përdorimit të tyre nga moshat 16-vjeç e poshtë, siç ka bërë së fundmi shteti i Floridas në SHBA, është një ide e mirë.
“Jam njohur sot me një iniciativë të marrë nga Florida për të vënë kufizime, për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç. Mendoj që është një ide e mirë. Qytetarët të referojnë çdo problem me rrjetet sociale në polici. Në Durrës ne kemi një seksion të posaçëm”, tha Balla.
Me sa duket mazhoranca ka një projekt që t’ju ndalohet moshave nën 16 vjeç përdorimi i rrjeteve sociale.
Një vendim i drejtë, nëse arrihet të bëhet.
KOHA JONË SONDAZH

