Ministri Bushati ironizon gazetarët

 
 
 
Pas fakteve dhe akuzave në media ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, ka shfaqur mospërfillje dhe ka anashkaluar përgjigjet konkrete mbi shefin e tij të kabinetit, që thuhet se ka nënshtetësi greke dhe është thirrur nën armë për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak në Greqi.
I pyetur nga gazetarët, siç e tregon më poshtë edhe video e AbcNews, ministri është shfaqur injorues si ndaj pyetjeve ashtu edhe ndaj opozitës që ka kërkuar dorëheqjen e tij nëse ky skandal rezulton i vërtetë. Duke imitituar dobët shefin e tij, kryeministrin Edi Rama, edhe ministri i Jashtëm, me kokën mënjanë, të folurën e rëndë, me stilin bajat të kompleksimit të gazetarëve, bëri interesantin por për fat të keq edhe injorantit pasi përgjigjet e tij nuk kishin lidhje me pyetjet.
Opozita dhe një pjesë e madhe e opinionit publik e kanë konsideruar një ngjarje të paprecedent që një zyrtar i lartë i ministrisë së Jashtme, vetë shefi i kabinetit të ministrit, të jetë shtetas edhe i një vendi tjetër dhe për më tepër të jetë i detyruar të bëjë shërbimin ushtarak. Sipas opozitës, ky fakt kompromenton rëndë seriozitetin e shtetit dhe diplomacisë shqiptare dhe, nëse vërtetohet, ministri duhet të largohet.
Por njeriu që mund të sqaronte këtë ngjarje, pra që duhej të jepte një përgjigje me po ose jo nëse shefi tij i kabinetit është shtetas grek, ministri Ditmir Bushati, foli për biografitë e stafit të tij dhe asgjë konkrete për çështjen në fjalë. Ndoshta Ditmiri pret ditë më të mira për të folur, sepse për momentin nuk duket fare mirë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?